Edhe Burim Ramadani me apetite për qeverisje

Gatishmërisë së Ramush Haradinajt për qeverisje i është bashkuar edhe deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Burim Ramadani.
Përderisa, AAK-ja zyrtarisht nuk ka pranuar se ka plane për poste të tjera përpos kryeministrit, Ramadani ka treguar se po përgatitet për kryeministër.
“Ne po përgatitemi për një qeverisje Haradinaj dhe unë jam gati të shërbej aty”, ka thënë Ramadani.
Deri më tani në AAK, është thënë se duan veten postin e kryeministrit./Indeksonline/