E Diel, 1 Nëntor 2026

U pengua grusht-shteti por u vra demokracia

Partia në pushtet VMRO-DPMNE përmes një komunikate me shkrim ka reaguar sot ndaj protestave të LSDM-së. “Dje u pengua tentimi për grusht-shtet nga ana e Branko Cërvenovskit.

Deputetët e LSDM-së dhe Cërvenkovski e suspenduan demokracinë. Mençurinë e zëvendësuan me dhunë, provokime dhe rrëzimin e qeverisë së zgjedhur legjitime, pas së cilës qëndrojnë qytetarët që dhanë votën e tyre në zgjedhje legale.

Kurse Cërvenkovski kishte mbajtur një fjalim ku fliste për vdekje të demokracisë në Maqedoni.

“Kokën lartë. Kjo ditë do të mbahet mend edhe si ditë tragjike edhe si ditë e madhe. Prej sot në Maqedoni nuk ka Kushtetutë, nuk ka demokraci, nuk ka Parlament, nuk ka qeveri. Ka regjim diktatorial nga njëra anë dhe populli nga ana tjetër.

Ata atje shtatë ditë e ndanë popullin dhe e fjalosën mes vete. Prej sot Maqedonia e fitoi Sllobodan Millosheviqin e saj. U rrahën gazetarë, deputetë, popull. Kështu deklaroi para qytetarëve të tubuar para Parlamentit lideri i LSDM-së, Branko Cërvenkovski.

Ai i dërgoi porosi kryeministrit Gruevski se nëse dëshiron të bëhet si Millosheviqi do ta fitojë 5 tetorin e tij, datën në të cilën ra diktatori serb në vitin 2000.

“Prej sot nuk ka Parlament dhe nuk ka deputetë tanë atje. Sot është ditë e madhe sepse rruga është e pastër. Prej nesër fillon padëgjueshmëri e përgjithshme qytetare.

Për lirinë, për demokracinë, për një Maqedoni më të mirë. Sot i pashë ata deputetë dhe të dëgjueshmit e pushtetit me pllakatet e tyre kundër meje. Dua t’iu tregoj se përderisa marr frymë dhe lëviz nuk do të tërhiqem nga kjo betejë.

Ky është vendi ynë, ne e ndërtuam dhe ne e krijuam dhe përsëri do ta çlirojmë. Prej nesër fillojmë, shkojmë deri në fund, nuk do të ndalemi”, tha para qytetarëve Cërvenkovski./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›