E Diel, 1 Nëntor 2026

Edhe Cërriku i socialistëve, Andis Salla fiton thellë përballë Servet Duzhës

Ka fituar bindshëm Partia Socialiste me kandidatin Andis Salla në Cërrik.

Me një diferencë të madhe votash Andis Salla ka fituar bashkinë e Cërrikut, përballë Servet Duzhës së koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Në përditësimin e fundit të KQZ, raportohet se Andis Salla ka fituar me 6975 vota përballë 2896 të Duzhës.

Për këtë fitore drejtuesi politik në Elbasan, Damian Gjiknuri i ka uruar sukese Sallës duke shkruar “Faleminderit Cërriku Suksese Andis Salla”.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›