"E trishtueshme për ne", Flutura Açka poston "hartën rozë": Shqipërinë s'fituam, Himarën e "helenizuam", Tropojën e detyruam të kërcejë tallava
Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka, ka reaguar pas rezultatit dëshpërues të PD-së dhe koalicionit "Bashkë Fitojmë" në zgjedhjet e 14 Majit.
Krah fotos së "Shqipërisë rozë", Açka e trishtuar nga ky rezultat ka kërkuar që përgjegjësit të pranojnë humbjen dhe të largohen, dhe jo të kërkojnë alibi.
Sipas deputetes pjesë e humbjes së opozitës në këto zgjedhje janë dhe ata personazhe të cilët të paguar nga mazhoranca "ngopën të djathtët" me gënjeshtrën e madhe të rilindjes blu.
"E trishtueshme për ne: humbësat dhe babadumsat.
Tani fajtorët të ikin në shtëpi, jo të kërkojnë alibi. Jo Shqipërinë nuk e fituam, por Himarën e “helenizuam” dhe Tropojën të kërcejë tallava e detyruam.
Pjesë e humbjes sonë janë edhe shoëman-ët dhe shoë-ëoman-et e mbrëmjeve tona politike, që i ngopën të djathtët me rrenën e madhe të rilindjes blu nëpër ekranet bujare me para e pabesi të dhuruara nga banda mavi.
Keni moral të flisni ende ju për demokraci?!" shkruan Açka.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
