E Diel, 1 Nëntor 2026

Edhe Dinamo mëson kundërshtarin e turit të tretë, fituesi i çiftit FCSB-FK Auda

Pas Egnatias, edhe Dinamo mëson emrat e kundërshtarëve të mundshëm të turit të tretë kualifikues të Conferencë League. Nëse kalojnë sllovenët e Aluminij, kryeqytetasit do të ndeshen me fituesin e çiftit FCSB-FK Auda.

Kundërshtar rumun ose letonez për skuadrën e Ilir Dajës në turin e tretë kualifikues të Conference League, gjithmonë nëse arrin të kalojë Aluminij. FCSB është skuadra e njohur rumune e Steaua Bukureshtit, që ka ndryshuar emrin, kurse Auda është ekip nga Letonia.

Blutë u kualifikuan në turin e dytë të Conference League, pasi eliminuan Astanën, duke e mundur thellë, 1-4 në fushën e saj.

Katër çiftet e rivalëve të Dinamos në short

FCSB-FK Auda

Dinamo Tbilisi-FK Zalgiris

Dinamo Kiev-PAOK

Sherif Tiraspol-Makabi Tel-Aviv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›