E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe FOL në mbështetje të medieve

Nga Express më 26 shkurt 2011 në ora 21:29

Lëvizja FOL ka shprehur mbështetjen për mediat në Republikën e Kosovë duke kujtuar kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në proceset e demokratizimit dhe shtet-ndërtimit në Kosovë.

Lëvizja FOL po ashtu vlerëson lartë mbështetjen që Komisioni i Pavarur për Medie i ka dhënë medies në Kosovë për raportimet e tyre për procesin e zgjedhjes së Presidentit dhe Qeverisë.

“Mediat e pavarura dhe të fuqishme janë kusht kryesore për një shtet demokratik, prandaj lëvizja FOL inkurajon dhe mbështet mediat në punën e tyre për të informuar qytetarët e Kosovës, dhe për të nxjerr në shesh të vërtetën e mbështetur në fakte siç ka bërë ditëve të fundit medie kosovare në raport me procesin e zgjedhjes së institucioneve shtetërore”, deklaroi Ramadan Ilazi, drejtor ekzekutiv i lëvizjes FOL.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›