E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe Fiorentina kerkon Ujkanin

Edhe pse është kritikuar pa mëshirë gjatë këtij sezoni, Samir Ujkani është protagonist absolut i merkatos në Serinë A italiane.

Me Palermon që nuk ka ecurinë e pretenduar, portieri shqiptar kërkohet nga një pjesë e madhe e skuadrave elitare përtej Adriatikut.

Emri më i fundit që iu shtua listës për shërbimet e “gardianit” kuqezi është Fiorentina. “Vjollcët” e Montellas kërkon një zëvendësues të Vivianos që ka kërkuar largimin.

Ujkani është alternativa e preferuar. Fillimisht ai do të ishte zëvendësues i Frey në Firence, ndërsa më pas mund ti besohej roli si numri 1.

E ardhmja e kuqeziut lidhet në mënyrë të drejtëpërdrejtë me Sorrentinon. Palermo kërkon portierin e Chievos, ndërsa negociatat duken shumë të komplikuara.

Vetëm transferimi i tij do të zhbllokonte largimin e Ujkanit, ku ofertat janë të shumta, e mbi të gjitha të rëndësishme. Në fakt, përveç Fiorentinës, 24-vjeçari është përfolur si alternativë për Interin, Napoli e Lazion nga ekipet e mëdha, por edhe për portën e Torinos dhe Chievos.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›