Edhe Gerdeci drejt lojes me afatet avokatet braktisin gjyqin

Minxholli Pinari e Delijorgji pretendojne lirimin pasi iu kane kaluar afatet e paraburgimit
Te merkuren pritet vendimi per lirimin apo jo te te akuzuarve kryesore te procesit
TIRAN- Avokatet e te akuzuarve si arkitektet e fabrikes se ferrit ne Gerdec braktisen sallen e gjyqit ne shenje proteste per shtyrjen e seances gjyqesore nga treshja gjykuese per pese dite. Kjo shtyrje erdhi pasi kryesuesi i trupit gjykues Ridvan Hado u shpreh se nuk mund te jepte nje vendim brenda dites per afatet e paraburgimit te te pandehurit Dritan Minxholli pasi ato duhen numeruar.
Shkak per kete vendim te ndermjetem u be avokati Arben Prifti i cili kerkoi nga togat e zeza lirimin e klientit te tij nga qelia per shkak te mbarimit te afateve te paraburgimit. U be nje vit e kater muaj qe kur ka nisur ky proces gjyqesor dhe klienti im Dritan Minxholli vazhdon te qendroje ne burg jashte cdo parashikimi ligjor. Klientit tim i kane skaduar afatet e paraburgimit keshtu qe kerkoj nga gjykata lirimin e menjehershem te tij pasi nuk mund te qendroje me ne burg-tha avokati Prifti duke e bazuar kerkesen e tij ne nenin 263 te Kodit te Procedures Penale.
Ky nen parashikon se nese kalojne 12 muaj nga nisja e procesit gjyqesor dhe ende nga gjykata nuk eshte marre asnje vendim atehere i pandehuri nuk mund te mbahet ne burg me masen e sigurise arrest me burg por me nje mase tjeter. Sipas avokatit Prifti i pandehuri Minxholli ka 89 dite qe mbahet i izoluar edhe pse i kane mbaruar te gjitha afatet e paraburgimit te parashikuar ne ligje. Por gjyqtari Ridvan Hado dhe dy anetaret e tjere Fatmira Hajdari dhe Shefkije Demiraj pasi u terhoqen per vendim u kthyen ne sallen e gjyqit duke u shprehur se brenda dites nuk mund te behen perllogaritjet e afateve te paraburgimit.
Jemi te detyruar te shtyjme seancen per me daten 24 nentor ne ora 900 qe te behet perllogaritja e afateve te paraburgimit pasi duhen pare te gjithe procesverbalet e seancave gjyqesore-tha Hado. Ky vendim i ndermjetem irritoi avokatet e te pandehurve Mihal Deligjorgji Ylli Pinari Dritan Minxholli dhe Sokol Ngjeci te cilet jane larguar nga salla e gjyqit duke u cilesuar si nje loje mes gjykatave per te mos mbajtur pergjegjesi per lirimin.
Kjo sorollatje nuk eshte e drejte pasi gjyqtaret po mundohen te heqin pergjegjesine nga vetja per te mos i liruar klientet tane qe mbahen ne qeli tej afateve te parashikuara-tha njeri nga avokatet mbrojtes. Pasi me date 23 nentor gjyqtari Besnik Hoxhaj do te shqyrtoje kerkesen e te pandehurve Delijorgji Pinari e Ngjeci per te perllogaritur afatet e paraburgimit per keta te pandehur. Nderkohe eshte hera e dyte qe para kesaj gjykate paraqiten kerkesat per shuarjen e mases se sigurise ndaj te pandehurve te tragjedise se Gerdecit qe ndodhen te arrestuar.
shte e dyta here qe nga ana e avokateve mbrojtes kerkohet lenia e lire e te pandehurve te arrestuar me pretendimin se masa e sigurise arrest me burg eshte shuar per shkak te mbarimit te afateve te paraburgimit. Sipas avokateve te kater te pandehurve behet me dije se afati i paraburgimit tashme ka humbur fuqine e tij ligjore dhe nuk eshte me i vlefshem pasi kane kaluar mbi 89 dite me shume se sa parashikon ligji. Kerkesa e pare u rrezua nga Gjykata e Shkalles se Pare dhe ajo e Apelit duke mos i liruar te pandehurit.
Vendimi u ankimua ne Gjykaten e Larte e cila vendosi qe ta ktheje per rigjykim kerkesen me nje trup tjeter gjyqesore per te perllogaritur afatet e paraburgimit. Vendimi i Gjykates se Larte nuk ishte shume i qarte dhe nuk iu la ndonje detyre gjyqtareve te Shkalles se Pare por i kerkoi atyre ti rinumerojne edhe njehere ditet e paraburgimit per te pandehurit pasi sipas gjykates kohe zgjatja e afateve te paraburgimit per secilin te pandehur kane filluar qe nga momenti ku dosja ka shkuar ne Gjykaten e Larte pra me 13 mars 2009..