Borxhi publik rrezikojme te behemi si Greqia

KUVENDI
Socialistet paralajmerojne qeverine per rritje te borxhit publik dhe rrezikun e falimentimit. Te djathtet Ju kerkoni te perhapni panik
TIRAN- Shqiperia ka nje borxh publik prej rreth 710 miliarde leke ndersa i duhet qe per vitin e ardhshem te paguaje rreth 48 miliarde leke vetem interesa. Keto tregues kane qene thelbi i debatit te djeshem ne Komisionin e Ekonomise i cili po shqyrton buxhetin e shtetit 2011.
Te majtet paralajmerojne per skenarin e Greqise nese qeveria nuk merr masa te menjehershme per mbajtjen nen kontroll te borxhit publik ndersa te djathtet shprehen se borxhi merret per investime dhe jo per pagesat e pagave dhe pensioneve sic jane bere sipas tyre socialistet gjate periudhes kur ishin ne qeverisje. Ne diskutimin e tij ish-ministri i Financave Arben Malaj theksoi rendesine qe ka mbajtja nen kontroll e treguesve te borxhit pasi nese ato stabilizohen do te nevojiteshin masa drastike per kthimin e tij ne gjendjen e meparshme.
Shqetesohemi per nivelin e borxhit pasi ai mbetet. Ju do te ikni neser por ai duhet shlyer. Nese nuk merren masat tani per ta stabilizuar ate me vone do te nevojitet marrja e masave drastike - tha Malaj.
Qeveria ka parashikuar ne buxhetin 2011 nje nivel borxhi publik sa 60 per qind te Prodhimit te Brendshem Bruto por te majtet parashikojne rritje te tij pergjate vitit te ardhshem duke arritur deri ne 64 per qind. Treguesit e buxhetit te shtetit perllogariten duke u bazuar mbi pritshmerine per rritje ekonomike te vendit. Ne kete forme eshte parashikuar edhe niveli i borxhit publik per 2011.
Pergjate vitit te ardhshem qeveria ka parashikuar nje rritje ekonomike te vendit me 5.5 per qind. Ketu qendron problemi sipas deputetit tjeter socialist Arben Ahmetaj. Ai shpjegoi se FMN ka nje parashikim tjeter per rritjen ekonomike te vendit dhe nese ne fund do te rezultoje nje rritje me e paket nga ajo qe parashikon qeveria rrezikon qe borxhi te kaloje mbi 60 per qind te PBB-se. Ahmetaj permendi rastin e Greqise e cila eshte duke perjetuar nje krize te thelle per shkak te borxheve.
Kete vit qeveria ka parashikuar borxhin sa 60 per qind e PBB-se nese nuk merren masat e nevojshme per uljen e tij rrezikon te permbushet parashikimi i FMN-se per kalim te tij deri ne 64 per qind te PBB-se. Une nuk dua te shoh Shqiperine ne nje skenar si Greqia - tha Ahmetaj.
Kjo deklarate ka shkaktuar debate ne salle pasi te djathtet akuzuan koleget e tyre se po perpiqeshin te shkaktonin panik tek publiku. Asnjehere nuk keni per ta pare Shqiperine si Greqia rrini te qete. Ne marrim borxh dhe ate e perdorim per investime kurse ju merrnit per te paguar paga dhe pensione - tha kreu i Komisionit te Ekonomise Edmond Spaho.
Me tej te majtet u shprehen se qeveria nuk ka parashikuar ne treguesit e borxhit per vitin 2011 detyrimet qe ajo ka ndaj disa kompanive qe kane punuar gjate vitit aktual ne llogari te saj. Po ashtu sipas tyre nuk jane parashikuar edhe detyrimet ndaj bizneseve per shkak te mos rimbursimit te TVSH-se ndaj ushtarakeve si dhe pronareve te shpronesuar per shkak te procesit te legalizimeve. Per sa i perket rimbursimit te TVSH-se specialistet e Ministrise se Financave te pranishem ne Komision konfirmuan se ajo eshte parashikuar ne buxhetin e vitit te ardhshem.
Deputetet e majte paralajmerojne skenarin e krizes greke nese qeveria nuk merr masat per ruajtjen e borxhit publik brenda kufijve te pranueshem
Paralajmerimi per skenarin e Greqise shkaktoi debate ne salle
Deri ne shtator te ketij viti borxhi publik i vendit arriti ne 710 miliarde leke
Te djathtet theksojne se vendi nuk rrezikon aspak dhe se gjendja eshte nen kontroll
KRAHASIMI
Interesat e borxhit sa buxheti i Transporteve
TIRAN- Nga viti ne vit vendi po perballet me rritje te shpenzimeve per shlyerjen e interesave te borxhit te cilat rendojne se tepermi buxhetin e shtetit. Per vitin 2011 qeveria do te duhet te paguaje plot 47.8 miliarde leke vetem per interesa. Kjo shume eshte perafersisht e barabarte me buxhetin e Ministrise se Transporteve e cila me nje diference teper te vogel me Ministrine e eshtjeve Sociale eshte institucioni i dyte per nga sasia e fondeve qe do marre ne 2011. Rreth 39.7 miliarde do te paguhen interesat e borxhit te marre ne tregun e brendshem ndersa me 8.1 miliarde leke do te paguhen interesat e borxhit te jashtem.
Shuma prej 47.8 miliarde leke e parashikuar per te paguar interesat e borxhit per vitin 2011 eshte rreth 13 miliarde leke me e madhe se i gjithe fondi i parashikuar per ndertimin e rrugeve nacionale te cilat jane shpallur prioritet nga qeveria. Shuma qe duhet paguar per interesa eshte rreth tre here me e madhe se fondi total i parashikuar per Ministrine e Brendshme. Shpenzimet per interesa pritet te shenojne perseri rritje gjate 2011 ne raport me vitin aktual. Ne total keto shpenzime perbejne 3.5 per qind te Prodhimit te Brendshem Bruto. Per sa i perket treguesve te nentemujorit te pare te ketij viti stoku i borxhit te jashtem per Shqiperine ka arritur ne rreth 2.1 miliarde leke. Nderkohe deri ne fund te vitit 2011 duke pare edhe zhvillimet e jashtme dhe te brendshme qeveria parashikon nje shtim te stokut te borxhit me rreth 78.5 miliarde leke.