E Diel, 1 Nëntor 2026

Fier nis punesimi i mesuesve me kontrate

FIER - Drejtoria Rajonale Arsimore ne Fier ka ndermarre qe nga muaji shtator nje mision per te zbutur papunesine tek arsimtaret duke nisur fillimisht nga mesuesit me kontrate te cilet u shkeputen gjate vitit 2010 per te arritur tek emerimet e reja.


Sipas shefes se burimeve njerezore prane kesaj drejtorie Valbona Mitro kerkesat jane te shumta dhe mundesite shume te vogla por megjithate prej tyre po behen perpjekjet maksimale per te zbutur papunesine dhe pakenaqesine e arsimtareve.


Ju e dini se me ane te nje urdhri te ministries me 2 shkurt 2010 u ndermor nje reforme e cila preku mesuesit me kontrate. Nga kjo reforme ne ate kohe u larguan 70 mesues me kontrate nga 145 te tille qe ne kishim. Me 27 gusht te po ketij viti vjen nje tjeter urdher i cili kerkonte reforme te thelle duke eliminuar te gjithe mesuesit me kontrate deri ne nivelin zero.


Gjithcka u krye si pasoje e renies se numrit te nxenesve neper klasa tha Mitro e cila pohoi se per kete kategori mesuesish nga ana e ministrise nuk do te kishte me fond pagesash. Ne keto kushte qe nga muaji shtator duke pare kerkesat e shumta ne Drejtorine Arsimore te cilat kalojne shifren 800 per kete vit eshte mundur te gjendet hapesira per te pakten 60 mesues te kategorise me kontrate njevjecare.


Keta mesues jane sistemuar te disa vende vakante te mesueset me leje lindjeje apo zevendesues. Jemi duke bere maksimumin per te stabilizuar pjesen me te madhe te kesaj kategorie mesuesish pasi shume prej tyre kane patur kontrata 1-vjecare me drejtorine arsimore per te pakten 3 vjet rrjesht tha shefja e burimeve njerezore ne Drejtorine Rajonale Arsimore Fier Valbona Mitro.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›