E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe Gjykata e Apelit e lë në shtëpi Ndrea Prendin. Shtyhet vendimi për Llupon

Share

(E PERDITESUAR)- Gjykata e Apelit ka vendosur të lërë në fuqi vendimin e marrë nga Gjykata e Faktit në Tiranë për Komandantin e Gardës, Ndrea Prendi. Në këtë mënyrë Prendi do vijojë të jetë në arrest shtëpie, ndryshe nga sa kishte kërkuar prokuroria. Ndrea Prendi kërkoi ndryshimin e masës nga arrest shtëpie në detyrim paraqitje.

Vendimin e ka dhënë gjykatësi Artan Broci. Ndrea Prendi nuk ka qenë i pranishëm dhe është përfaqësuar nga avokati. Në seancë ka qenë i pranishëm edhe prokurori amerikan, që ka asistuar hetimin.

Gjykata e Faktit nuk pati pranuar të shqyrtojë provat e reja të prokurorisë, të cilat u paraqitën prej saj para pak ditësh. Ajo tha se çështja është në Apel. Por kjo e fundit, d.m.th Gjykata e Apelit, nuk mund të merrte në shqyrtim provat e reja të prokurorisë, por vetëm ato prova që ishin paraqitur herën e parë në Gjykatën e Faktit. Argumentimi i gjykatësve është se nuk ka prova të mjaftueshme se arma e krimit është tërhequr nga Prendi më 21 janar. Prokuroria thotë se do kërkojë rekurs në Gjykatën e Lartë.

Shtyhet procesi për Agim Llupon

Gjykata e Tiranës ndërkohë ka shtyrë gjyqin për gardistin tjetër të akuzuar për vrasjet më 21 janar, Agim Llupo, duke qenë se nuk është paraqitur avokati i ri i këtij të fundit.

Llupo kërkon që të lirohet nga burgu, duke qenë se i ka përfunduar afati i paraburgimit, ndërkohë që në të njëjtën kohë prokuroria ka paraqitur një kërkesë, me të cilën kërkon shtyrjen e hetimeve dhe lënien në burg të Llupos edhe për tre muaj. Seanca për Llupon do të mbahet të premten.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›