E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe Greqia mbyll dyertper kalimin e rrymes elektrike

ATHINE- Nga dita e merkure edhe Greqia ka mbyllur linjen e interkonieksionit qe sherben per te transmetuar ne dy kahet energji elektrike me Shqiperine. Kjo ka ardhur per shkak te emergjences energjetike te shpallur nga qeveria ne Athine qe ka pasuar masa te tilla te marra edhe nga Rumania Bullgaria e Maqedonia. Ende nuk eshte njoftuar nje mase e tille nga Beogradi por ne rast se edhe Serbia do te ndaloje kalimin e rrymes elektrike pertej kufijve te saj kjo do te thote se importi per sistemin energjetik shqiptar permes Malit te Zi praktikisht do te behet i pamundur. Sipas Xhulieta Kertushes drejtore ne CEZ Shperndarje aktualisht kompania po importon 9.6 milione kilovatore ne dite me nje cmim prej 70 eurosh per 1.000 kilovatore pra me nje fature ditore afro 672 mije eurosh. Ky import behet per te mbuluar humbjet ne rrjet qe ka kompania dhe per te kompensuar ate pjese te energjise qe Korporata Elektroenergjetike Shqiptare nuk mund te mbuloje aktualisht per shkak te veshtiresive financiare. Gjate muajit janar energjia eshte blere me 62.4 euro per nje megavatore. Edhe per muajin mars ne rast se situata e veshtire energjetike do te vazhdoje CEZ Shperndarje deklaron se ka marre te gjitha masat per te importuar te njejten sasi me ate te muajit shkurt ose e thene ndryshe rreth 10 milione kilovatore ne dite. Vetem se problem kryesor tani mbeten jo vetem fondet financiare por edhe linjat e interkonieksionit per te realizuar importin e sasive te duhura te destinuara per tregun e vendit ne pikun e konsumit vjetor.
sg/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›