E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhinasto Mbeshtesim Kosovenne procesin e integrimit

TIRANE- Ne kuadrin e aktiviteteve qe organizohen ne Shqiperi e Kosove me rastin e 4 vjetorit te Pavaresise se Kosoves zv/kryeministri dhe ministri i Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto priti sot nje grup te rinjsh kosovare nga organizata joqeveritare Uniteti Rinor.

Duke folur mbi procesin e dialogut Kosove-Serbi Haxhinasto u shpreh se ne ndjekim me shume vemendje kete proces i cili eshte shume i rendesishem per te zgjidhur disa ceshtje etnike qe ekzistojne midis dy shteteve sigurisht bazuar mbi respektin reciprok dhe mirenjohjen e asaj qe perfaqeson cdo shtet sovran.
Sipas Haxhinastos ky eshte edhe qellimi i ketij procesi te konkludohet sa me shpejt cdo marreveshje e arritur me qellim qe ajo qe arrihet te perkthehet si cilesi tjeter jete per qytetaret e dy vendeve si per Serbine edhe per Kosoven.

Ne si Republike e Shqiperise pershendesim te gjithe problematiken qe Kosova ka persa i perket njohjeve te reja theksoi Haxhinasto duke shtuar se e mbeshtesim ate ne rritjen e numrit te njohjeve dhe shikojme me kenaqesi se kjo ka arritur ne shume dinamika pozitive per shume vende qe jane ne procesin e njohjes se Kosoves. Faktet tregojne qe ky ku numer po rritet vazhdimisht.

Nje sfide e madhe per Kosoven eshte qe ajo te vazhdoje me hapa te sigurte ne integrimin drejt Bashkimit Europian. Eumlshte kenaqesi te shikojme ndermarrjen e hapave te pare ne procesin e liberalizimit te regjimit te vizave ne zonen Shengen. Shpresojme qe shume shpejt Kosova te kete nje marreveshje te re kontraktuale me BE-ne qe do ta zhvendose ate ne menyre te qarte e konkrete ne nje proces integrimi tha Haxhinasto.
Zv/kryeministri Haxhinasto theksoi gjithashtu se Shqiperi mbeshtet edhe integrimin e Kosoves ne NATO. Deshirojme qe ky proces te vazhdoje me hapa te tjere cilesore me qellim qe edhe Kosova te jete ne procesin e anetaresimit ne kete aleance qe eshte aleanca ku aspirohet te jene te gjithe vendet e Ballkanit duke folur per Malin e Zi per Bosnje Hercegovinen dhe jam i bindur qe ne nje te ardhme te afert edhe Serbia tha Haxhinasto.

Sipas ministrit Haxhinasto jane shume pune per te bere. Ky pervjetor i 4-t eshte nje moment shume i mire per te kujtuar gjithe ato sakrifica qe jane bere nga populli i Kosoves personalitetet e tij nga figura te shquara te tij nga Ibrahim Rrugova nga deshmoret qe dhane jeten per clirimin e saj por eshte e rendesishme te shohim cfare Kosova duhet te arrije dhe sidomos ju brezi i ri qe do te keni pergjegjesi te medha per ta bere Kosoven anetare te BE. Jam i sigurt qe ju do te keni pergjegjesite e duhura ne menyre qe Kosova te realizoje me sukses sfidat qe ka iu drejtua ministri te rinjve kosovare.

Duke folur per referendumin e serbeve ne veri te Kosoves Haxhinasto tha se ne vleresojme qe nuk eshte menyra kjo per asnje komunitetet ne Kosove qe te realizoje integrimin e plote ne shoqerine e Kosoves . Kosova ka nje Kushtetute nga me modernet ne Europe garanton ne menyre ligjore te drejtat e te gjithe minoriteteve e komuniteteve si nje shoqeri e cila eshte e hapur e multietnike prandaj dua te perseris qe ky referendum nuk ka asnje gje ligjore nuk njihet nga komuniteti nderkombetar por rruga per tu integruar eshte duke respektuar ligjet dhe Kushtetuten e Kosoves u shpreh ministri Haxhinasto.

Qellimi i vizites se perfaqesuesve te rinj kosovare ne Shqiperi ishte diskutimi mbi perspektiven e Kosoves dhe rolin e Shqiperise ne integrimin europian te shtetit te Kosoves.
sg/atsh.shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›