E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe Juventusit i bëhet padrejtësi

Jo vetëm Conte dhe Marotta. Edhe tifozët juventin janë shumë të revoltuar për shkak të arbitrimit të djeshëm në ndeshjen kundër Genoas. Tifozët e "Zonjës së Vjetër" kanë shfaqur gjithë mërzinë dhe inatin e tyre në rrjetet sociale dhe internet.

Episodi i Granqvist hap diskutime: por edhe penalltia e kërkuar më herët nga Vuçiniç dhe 3 minutat shtesë të akorduara nga arbitri, të cilat ishin sa gjysma e kohës që duhej dhënë.

Polemikat sapo kanë filluar dhe pritet që e gjithë java të jetë e "nxehtë".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›