Rafa: Vitin tjetër, kampion me Chelsean

Rafael Benitez i ka premtuar Chelseat se nëse klubi vendos që ai të jetë trajner i Chelseat, kjo skuadër do të fitoj Premierligën.
"Chelsea është një skuadër me potencial të madh. Kjo skuadër mund të arrijë shumë me mua. Kemi patur disa momente të palakmushme pasi që nuk kam qenë trajner që nga fillimi i sezonit.
Unë me këtë skuadër në edicionin tjetër mendoj se mund të kishim fituar Premierligën. Nuk jam trajner që shpenzoj shumë, por dëshiroj që të sjellë diçka për taktikat e mia" deklaroi Benitez./indeksonline/