Edhe Kosova do të kërkojë hetime ndaj Del Pontes

"Qeveria e Republikës së Kosovës, ndonëse gjithmonë me besimin e plotë në pafajsinë e z. Ramush Haradinaj, në luftën e pastër të UÇK-së, por edhe të gjykuarve të tjerë të këtij Tribunali- akuzat e pabazuara ndaj z.Fatmir Limaj dhe pjesëtarëve tjerë të UÇK-së të gjithë të shpallur të pafajshëm, ka qenë gjithnjë mbështetëse e fuqishme dhe bashkëpunëtore e punës së këtij Tribunali", thuhet ne njoftimin e Qeverise se Kosoves.
"Kjo është bërë pikërisht për të vërtetuar për të shumtën herë, nga instanca më e lartë, që këta persona dhe kjo luftë kanë qenë gjithnjë të pastër dhe në përputhje me të gjitha ligjet e luftës. Qeveria e Republikës së Kosovës ndan mendimin që kjo tolerancë është abuzuar nga ish Kryeprokurorja e këtij Tribunali, znj. Carla del Ponte, e cila edhe tani ka pranuar publikisht që akuza e ngritur kundër z. Haradinaj ishte e pambështetur me prova të cilat mund të conin në dënimin e tij. Bazuar në këtë, Qeveria e Republikës së Kosovës kërkon nga autoritetet kompetente ndërkombëtare që të fillohen hetime kundër znj. Carla del Ponte për keqpërdorimin e autoritetit të saj si Kryeprokurore në rastin Haradinaj, rastin Limaj e tjerë ne vitin 2003 dhe lidhur me fabrikimet fantastiko - shkencore të Carla del Pontes lidhur me akuzat e Dick Martyt e më gjerë. Duke i njohur autorizimet dhe privilegjet e saja ligjore, Qeveria e Republikës së Kosovës ndanë mendimin se këto autorizime dhe privilegje janë tejkaluar dhe keqpërdorur deri në atë masë sa ka lejuar ngritjen e aktakuzave krejtësisht të pabaza, tendencioze e të kundërligjshme, duke cuar kështu në burgosjen dhe njollosjen e karaktereve të shumë figurave të çmuara politike të Republikës së Kosovës, si dhe duke dëmtuar imazhin e shtetit të Kosovës. Qeveria e Republikës së Kosovës shprehë indinjatën e saj sidomos pas deklaratave të Prokurorëve te tjerë të këtij Tribunali të cilët vazhdimisht kishin shprehur mosbesimin e tyre në provat e ofruara nga znj. Del Ponte, dhe vecanërisht në vetë deklaratat e saj të fundit me të cilat ajo ka pranuar që aktakuza që kishte ngritur kishte mungesë provash e dëshmitarësh. Qeveria e Republikës së Kosovës, i bën thirrje Sekretarit të Përgjithshëm të Tribunalit dhe autoriteteve të tjera ndërkombëtare OKB-së që dhe të fillojë hetimin e veprimeve të saja të kundërligjshme të cilat në cdo situatë do të arsyetonin zhveshjen e saj nga privilegjet që ajo do të gëzonte normalisht si Prokurore", thuhet me tej ne njoftim.
Shqipëria do te kërkojë hetime ndaj Carla Del Pontes
Shqipëria do u kërkojë institucioneve ndërkombëtare të hetojnë ish-prokuroren Carla Del Ponte.
Qeveria shqiptare, në një deklaratë zyrtare, ka njoftuar se do të nisë një kërkesë për hetimin e Del Pontes, pas lirimit të Ramush Haradinajt.
“Del Ponte të hetohet për rolin tendencioz e të paligjshëm në lidhje me Haradinajn. Kërkesa për hetimin e Del Pontes do t’i dërgohet edhe sekretarit të OKB-së”, thuhet ne deklaratën e Qeverisë shqiptare.
Deklarata e plote e Qeverise Shqiptare:
Qeveria e Republikes se Shqiperise pershendet vendimin e pafajesise per here te dytë te Tribunalit Penal Nderkombetar per ish Jugosllavinë (TPNJ) per ish kryeministrin e Kosoves Ramush Haradinaj pas nje procesi hetimi prej kaq vitesh nen akuza te perseritura nga ish Prokurorja e Pergjitheshme e TPNJ zn. Karla del Ponte.
Qeveria shqiptare risjell në vëmendje dhe përshëndet rishtasi qendrimin e ish kryeministrit Haradinaj ndaj kerkesave te TPNJ, dorheqjen e tij nga posti i kryeministrit dhe paraqitjen e tij para TPNJ, qendrimin e tij ndaj thirrjes per se dyti per te njëjtat akuza ndonse per to ishte shpallur i pafajshem nga TPNJ.
Opinioni publik shqiptar eshte tronditur thellë nga deklaratat e fundit të prokuroreve të famshem te TPNj, qe kane ngritur akuzat ndaj Slloboban Milloshevicit si dhe ndaj autoreve te Masakres se Sebrenices, ne te cilat pohohet se akuza e ngritur ndaj ish kryeministrit Ramush Haradinajt dhe bashkepuntoreve te tij nga Prokurorja Karla del Ponte është hartuar pa bazë të mjaftueshme provash, duke mos marre parasysh dhe anashkaluar rekomandimin e prokurorëve të cështjes kundër ngritjes së aktakuzës për mungesë provash, madje duke kërkuar edhe fshirjen e këtij rekomandimi nga regjistrat kompjuterikë të TPNJ dhe shkarkimin e tyre nga cështja.
Në bazë të këtyre deklaratave Qeveria e Republikës së Shqipërisë do ti kerkoje instancave perkatese nderkombetare te autorizojne dhe ndermarrin një hetim të pavarur ndaj ish Prokurores së TPNJ Karla del Ponte në lidhje me pretendimet e ngritura për rolin e saj tendencioz dhe të paligjshëm në cështjen kundër ish kryeministrit të Kosovës z. Haradinaj dhe ju kërkon Sekretarit të Përgjithshëm të OKB dhe Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish Jugosllavinë të nisin menjëhëre një hetim për të nxjerrë në pah të vërtetën në lidhje me këtë cështje.
Qeveria shqiptare bashkohet plotesisht me kerkesen e autoriteteve zyrtare te Kroacise per hetim te pavarur te prokurores Karla Del Ponte lidhur me akuzen e ngritur ndaj generalit Gotovina dhe bashkepuntoreve te tij, te cilet Gjykata e Hages i shpalli te pafajshem.