E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jashari: Skandali i përgjimeve, sikurse Watergate

Familja Jashari ka folur rreth skandalit të përgjimeve të zyrtareve të PDK-së e ku shkarazi, në biseda kreu i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku thotë se ‘Jakup Krasniqin s’do ta lejonte të vepronte kundër partisë edhe nëse ai do të ishte djali i Adem Jasharit’.

Përfaqësuesi i familjes Jashari, Murat Jashari tha për KTV'në se përgjimet janë pak a shumë një ngjarje sikurse skandali Watergate në Amerikë, kur presidenti Richard Nixon u detyrua të japë dorëheqje.

Sipas tij, publikimi i tyre është i paligjshëm.

Por, Jashari ka thënë se është befasuar nga gjuha e përdorur në këto komunikime.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›