Edhe Milani kerkon Mourinhon

Me Pep Guardiolën që i vodhi sërish skenën, një personazh karakteristik si ai nuk mund të pranonte të qëndronte në hije.
Problemet e vazhdueshme që shkakton te Reali i Madridit kanë bërë që e ardhmja e Jose Mourinhos të duket larg Spanjës.
Trajneri ka deklaruar edhe një herë se do të kthehet në Angli, Paris Saint Germaini vazhdon ta kërkojë, ndërsa së fundmi në garë është futur edhe Milani.
Lajmi i papritur është publikuar nga tabloidi britanik “The Sun”. Për transferimin te kuqezinjtë, pengesat nuk mungojnë. Së pari, portugezi ka thënë gjithmonë se në Itali nuk do të drejtonte asnjë klub që është rival i Interit.
Më pas është edhe çështja e rrogës së lartë që trajneri përfiton, një sakrificë financiare që te kuqezinjtë vështirë të ndodhë.
Ndërkohë, drejtuesit e “Djallit” i kanë mbyllur derën rikthimit të mundshëm të David Beckham. Pasi përfundoi kontratën me Los Angeles Galaxy, anglezi kërkon një skuadër të re, por Adriano Galliani e ka hedhur poshtë idenë e rikthimit të 38-vjeçarit.