Zyrtare Guardiola te Bayern

Telenovela përfundoi. Tani erdhi edhe zyrtarizimi: Pep Guardiola do të jetë trajneri i ri i Bayern Munich.
Marrëveshja me ish-drejtuesin e stolit të Barcelonës është konfirmuar në faqen zyrtare të klubit gjerman. Tekniku do të nisë punën me bavarezët prej sezonit 2013-2014.
Kontrata e tij është e vlefshme deri në vitin 2016, ndërsa për momentin ende nuk dihen detajet financiare të akordit 3-vjeçar.
Guardiola do të zëvendësojë Jupp Heynckes, kontrata e të cilit përfundon në fund të këtij edicioni.
“Jemi shumë të kënaqur që arritëm të firmosnim marrëveshjen me Guardiolën, i cili kërkohej nga shumë klube të mëdhenj”, ishin fjalët e Karl-Heinz Rummenigges. “Bëhet fjalë për një prej trajnerëve më të suksesshëm dhe jemi të bindur se ai do të rrisë cilësinë e Bayernit dhe të futbollit gjerman”.
Presidenti Uli Hoeness nënvijëzoi se “për të zëvendësuar një trajner si Heynckes, Bayerni mund të merrte vetëm një teknik të nivelit të Pep”.
Pas një viti pushim, Guardiola do të drejtojë bavarezët ku do të provojë të përsëritë sukseset e arritura me Barcelonën, ku në 4 vjet fitoi 14 trofe, duke përfshirë këtu tre tituj në Spanjë, 2 Champions League dhe dy Botërorë për klube.