E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe Milani në kërkim të Boateng


Milani është duke e monitoruar nga afër mbrojtësin e Hamburgut, Jerome Boateng.

"Il Sussidiario" njofton se gjiganti italian dëshiron që ta përforcojë mbrojtjen gjatë afatit kalimtar veror, ndërsa Boateng është në listën e trajnerit Leonardo.

21-vjeçari është transferuar te Hamburgu nga Hertha Berlin në vitin 2007 dhe që atëherë është bërë lojtar i rëndësishëm i skuadrës gjermane.

Rossonerët mund ta angazhojnë gjermanin për shumën prej 12 milionë eurosh.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›