E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rompui: Kosova të përfshihet në bashkëpunimin rajonal



Presidenti i Bashkimit Evropian, Herman Van Rompui, i ka bërë thirrje Serbisë që të luajë rol "konstruktiv" në rajon, sidomos me fqinjët.

"Shfaqa shpresën se Serbia do të kenë ndikim pozitiv në stabilitetin në rajon. Nënvizova se bashkëpunimi rajonal është shumë i rëndësishëm për Bashkimin Evropian. Kosova duhet të përfshihet në bashkëpunimin rajonal në mënyrë pragmatike", tha presidenti i BE-së, Van Rompui.

Ai i bëri këto komente pas takimit me kryeministrin e Serbisë Mirko Cvetkoviç në Bruksel.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›