E Diel, 1 Nëntor 2026

Fanxhio, kampioni i rrëmbyer nga Fidel Kastro

www.gazetaret.com - Shumë specialistë e konsiderojnë Huan Manuel Fanxhio si pilotin më të madh të gjitha kohërave. Në shtatë sezone të plota në Formula 1 ai u shpall pesë herë kampion i botës (1951, 1954, 1955, 1956, 1957) me katër skuadra të ndryshme (Alfa Romeo, Mercedes (2), Ferrari dhe Maserati), duke qenë edhe dy herë nënkampion. Rekordi i tij me pesë tituj u kampion rezistoi për 46 vjet, deri në vitin 2003, kur u thye nga gjermani Mikael Shumaker (7 kampionate të fituara). Shumi deklaroi, më 12 tetor 2003, atëhere pas fitimit të titullit të gjashtë: “Fanxhio është më i madh se mua. Pasi ekipi luan një rol të dorës së parë në kohët moderne të Formula 1”. Në 51 Cmime të Mëdha ku morri pjesë “gjeniu argjentinas” e filloi garën në 29 prej tyre nga pozicioni një (Pole Positions), duke fituar 23 prej tyre. Fanxhio, i cili kishte punuar si mekanik makinash, kishte aftësi të ralla drejtimi, të papara ndonjëherë, por nga ana tjetër edhe një humor të jashtëzakonshëm, por dhe fisnikëri. Në vitin 1958, Fanxhio u bë akoma më i famshëm kur u rrëmbye në Kubë nga anëtarët e lëvizjes revolucionare të Fidel Kastros, këta të fundit donin të tërhiqnin vëmendjen e botës për kauzën e tyre. Gjithsesi, rrëmbyesit e liruan më pas, pa i bërë asnjë dëmtim fizik. Rrëmbimi i tij u dramatizua në një film argjentinas (1999), “Operación Fangio” të regjisorit Alberto Leki. Vdiq në moshën 84 vjeçare në shtëpinë e tij në Argjentinë.

FANXHIO

Kampionate botërore: 5
Gara në Cmime të Mëdha: 51
Cmime të mëdha të fituara: 23
Pole Positions: 27
Kombësia: argjentinase

Farina, “Xhentëlmeni i Torinos”, kampioni i parë i botës

Italiani Nino Farina ka shkruar emrin e tij në historinë e Formula 1, si kampioni i parë i botës në vitin 1950, kur ishte jo pak, por 44 vjeç. Torinezi Farina, një inxhinier makinash vinte nga një background i privilegjuar familjar, pasi babai i tij, Pinin Farina, ishte dizenjues automobilash. Nino, apo “xhentëlmeni i Torinos”, siç quhej ai, kishte një teknikë të veçantë pilotimi, që më vonë u adoptua nga shumë pilotë të Formula 1. Një garues u fortë dhe i përqendruar, Farina bashkoi vetëbesimin e thellë dhe kurajën e garës, për të kompensuar aftësitë superiore që kishin kundërshtarët e tjerë të talentuar. Në 34 gara gjatë karrierës së tij me skuderinë “Alfa Romeo Ferrari” e më pas thjesht “Ferrari”, ia doli të fitojë pesë Çmime të Mëdha dhe pesë Pole Positions, por më e rëndësishmja është fakti se është kampioni i parë i botës në kompeticionin më të lavdishëm për makinat e shpejta. Edhe ndarja nga jeta e Nino Farinës, “pilotit të hekurt”, lidhet po me makinat, pasi ai vdiq në moshën 59 vjeçare gjatë një aksidenti me makinë, teksa ishte duke shkuar për të marrë pjesë ne “French Grand Prix”, në vitin 1966.

NINO FARINA
(1906-1966)
Kampione botërore: 1
Gara në Çmime të Mëdha: 34
Çmime të mëdha të fituara: 5
Pole Positions: 5
Kombësia: italiane


“Bllek Xhek”, djali i tregtarit të lakrave

Australiani Xhek Brabham është një emër prestigjioz në Formula 1. Tri herë kampioni i botës (1959, 1960, 1966) është produkt i ekspertizës inxhinierike dhe aftësive të pilotimit. Titullin e tretë e fitoi me një makinë të ndërtuar vetë, duke qenë i vetmi kampion në botë në këtë lloj statistike, dhe të mendosh se babai i tij ishte një tregtar zarzavatesh. “Bllek Xhek”, siç ishte dhe nofka e tij, drejtoi një makinë të babait të tij në moshën 12 vjeç, dhe 15 vjeç la shkollën e rregullt, duke kombinuar kurset e mbrëmjes për inxhinieri mekanike me punën si mekanik. Brabham mbahet mend edhe për mjekrën e tij false, por dhe për titullin Sër të dhënë nga Mbretëresha e Britanisë së Madhe. I lindur në vitin 1926, Xhek Brabham, është kampioni më i vjetër në moshë që është ende gjallë, aktualisht 84 vjeç. Brabham është martuar dy herë, së pari me Betin në vitin 1951, duke u divorcuar prej saj në vitin 1994, kur ishte 68 vjeç, e duke u martuar sërish në vitin 1995 me Margaretën, me rastin e 69-vjetorit të tij.

Sjuart, vrasësi i pëllumbave

Me 100 gara, 27 çmime të mëdha të fituara, 17 pole positions dhe 3 kampionate botërore (1969, 1971, 1973), britaniku Xheki Stjuart është një tjetër legjendë e madhe e Formula 1. Në moshën 13 vjeç, Xheki ishte një kampion sportiv në vrasjen e pëllumbave, madje ishte pjesë e klubi të qitjes. Babai i tij ishte një shitës makinash “Jaguar”, por nëna e tij nuk dëshironte që ai të bëhej pilot makinash, pasi në shkollë nuk shkëlqente aspak, madje e la atë në moshën kur ishte 15 vjeç, por skocezi Xheki kishte aftësi të jashtëzakonmshme pilotimi e komunikimi, dhe u shndërrua në një nga pionierët e shpërthimit të komercializmit në Formula 1. Kishte një inteligjencë natyrore dhe ishte i palodhur.


31 kampionët e botës
1950-2009


1. Xhenson Batën 2009
2. Luis Hamilton 2008
3. Kimi Raikonen 2007
4. Fernando Alonso 2005-2006
5. Michael Shumaker 1994-1995, 2000-2004
6. Mika Hakinen 1998-1999
7. Zhak Villnëv 1997
8. Damon Hill 1996
9. Alain Prost 1985-1986, 1989, 1993
10. Nigel Mansell 1992
11. Ajrton Sena 1988, 1990-1991
12. Nelson Pike 1981, 1983, 1987
13. Niki Lauda 1975, 1977, 1984
14. Keke Rosberg 1982
15. Alan Jones 1980
16. Xhodi Shekter 1979
17. Mario Andreti 1978
18. James Hunt 1976
19. Emerson Fittipaldi 1972, 1974
20. Xheki Stjuart 1969, 1971, 1973
21. Jochen Rindt 1970
22. Graham Hill 1962, 1968
23. Denny Hulme 1967
24. Xhek Brabham 1959-1960, 1966
25. Xhim Clark 1963, 1965
26. Xhon Surtees 1964
27. Phil Hill 1961
28. Mike Hauthorn 1958
29. Juan Manuel Fanxhio 1951, 1954-1957
30. Alberto Askari 1952-1953
31. Nino Farina 1950


Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Premte, 05 Mars 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›