Edhe Nasri do ti bashkohet PSG-së!

Listës së transfere te PSG do ti shtohet edhe ylli i Manchester Cityt, Samir Nasri.
Sipas mediave franceze e angleze, Nasri në verë do ti bashkohet PSG-së. Pasi skuadra e Cityt e tregoj çmimin prej 20 milion eurove për shitjen e Nasrit, skuadra franceze është hedhur në sulm duke u pajtuar që të paguaj këtë shifër.
Edhe tifozët e kësaj skuadre do të dëshironin transferimin e Nasrit pasi që numri i lojtarëve francez te PSG është shumë i vogël./indeksonline/