E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe OKB-ja përforcon sigurinë në Jemen

GJENEVË - UNHCR-ja ka përforcuar sigurinë në Jemen për shkak të kërcënimit për atentate, që çoi disa vende perëndimore në mbylljen e ambasadave të tyre pas një paralajmërimi nga SHBA-ja.

"Jemi të pranishëm, por do të operojmë me kujdesin më ekstrem", deklaroi sot në Gjenevë zëdhënësja e Komisariatit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, Melissa Fleming.

Zëdhënësja e OKB-së në Gjenevë, Corinne Momal-Vanian, refuzoi të japë hollësi të mëtejshme.

UNHCR punon në Jemen për të ndihmuar dhjetëra mijëra refugjatë, kryesisht nga Afrika, të cilët kanë ardhur me shpresë për të gjetur vende pune në vendet arabe.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›