Zvicër, shqiptari i ofron drogë policit, arrestohet
ZVICER - Njësiti antidrogë zviceran ka arrestuar një shtetas nga Shqipëria nën akuzën e trafikimit të drogës si dhe qëndrimit të paautorizuar në Zvicër.
Mediat bëjnë të ditur se shtetasi nga Shqipëria, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ishte nën hetim prej kohësh.
Një nga policët civil i është afruar dhe ka porositur tek ai 6 pako të vogla me heroinë me vlerë prej 600 Euro. Vetëm 5 minuta pas porosisë së dhënë, shtetasi shqiptar ka ofruar drogën e porositur dhe menjëherë është arrestuar në flagrancë nga njësiti i task-forcës.
Bazuar në të dhënat e policisë në Gjenevë, personi i arrestuar është dërguar në burg por refuzon të japë informacione se ku e ka marrë drogën.
(er.nu/ina/BalkanWeb)