SHBA apel amerikanëve të largohen nga Jemeni
Ambasadat amerikane vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura
Vendimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të mbyllur ambasadat e saj në kuadër të kërcënimeve për atentate është bazuar në përgjimet e disa bisedave telefonike ndërmjet liderëve të Al Kaedës në Pakistan dhe Jemen. Shtëpia e Bardhë këmbëngul në të element për të këmbëngulur se rreziku me të cilin përballet përfaqësitë amerikane në këto dy vende është më se konkret.
Aiman Al Zauahiri, i konsideruar si trashëgimtari i Osama Bin Laden, dhe lideri i një organizate kriminale në Jemen kanë biseduar në telefon për disa sulme kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Selitë diplomatike amerikane do të qëndrojnë të mbyllura deri në 10 gusht, por gjendja e alarmit do të qëndrojë e aktivizuar deri në fund të muajit. Masa të njëjta janë marrë edhe nga Franca, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar.