E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe PSG me mungesa ndaj Barcës

Carlo Ancelotti dhe PSG do të përballen me Barcelonën me dy mungesa të ndieshme në skuadër. Skuadra franceze e pret Barcelonën pa dy yjet e skuadrës, Thiago Motta dhe Lucas Moura.

Talenti brazilian, Moura nuk është në gjendje të mirë fizike dhe pritet të mungoj ndaj Barcelonës.

Në anën tjetër, Motta vazhdon që një kohë të jetë i lënduar dhe rikthimi i tij nuk pritet të bëhet deri në mesin e muajit prill./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›