E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ëndrra e Ferguson quhet Thiago Alcantara

Sir Alex Ferguson e ka në plan blerjen e yllit të Barcelonës, Thiago Alcantara. Sipas mediave spanjolle e angleze, Ferguson po bëhet gati për një ofertë të madhe për mesfushorin fantastik spanjoll.

Udhën e transferimit të Alcantara, Fergusonit i'a ka hapur agjenti i lojtarit, njëkohësisht babai i tij, Mazinho.

"Djali im ka luajtur me lojtarë të mëdhenjë dhe tani ai është në një nivel shumë të lartë si futbollist. Ai ka nevojë më shumë për lojë andaj opsioni për të ndërruar skuadër është i hapur" deklaroj Mazinho.

Thuhet se nëse Alcantara nuk merr ftesën nga Vicente Del Bosque për të udhëtuar me Spanjën në Kampionatin Botëror, atëherë ai do të largohet përfundimisht nga Barcelona.

Manchester United pritet të lansoj në verë ofertën e parë për Alcantarën e cila pritet të jetë 17 milion funta./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›