E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe Presidenti kundër Aleancës Kuq e Zi: Dekreton ligjin për regjistrimin e popullsisë

(E PERDITESUAR)- Presidenti Bamir Topi ka dekretuar ligjin e propozuar nga Kuvendi për regjistrimin e popullsisë mbi baza etnike dhe fetare.

Ligji u miratua pak ditë më parë në Kuvend me votat e mazhorancës, ndërsa është kundërshtuar fort nga ana e Aleancës Kuq e Zi.

Aktivistët e kësaj të fundit kanë reaguar pas dekretimit të presidentit Topi të këtij ligji, duke shprehur keqardhjen e tyre.

Ata u shprehën se beteja e tyre nuk përfundon këtu, pasi do ta çojnë këtë ligj në Gjykatën Kushtetuese, ndërsa gjatë paradites thanë se në shtator-tetor do të nisin protestat.

Sipas AK-së, presidenti sot firmosi ligjin e regjistrimit etnik të servirur nga Athina zyrtare dhe klanet antishqiptare. Sipas tyre, ky ligj është në kundërshtim me standartet evropiane.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›