Një libër kundër prishjes së piramidës. I vetmi shkrim pro, ai i Fevziut
“Piramida e Tiranes e hijshme, e braktisur, e rrezikuar”. Libri me këtë titull kaq përshkrues është botimi me i fundit qe synon te kundërshtojë me ane te penës vendimin e qeverise për prishjen e piramidës.
Gjate ceremonisë se promovimit realizuesit e këtij libri Artan Lame dhe Ardian Klosi kane replikuar ne distance me kryeministrin Berisha për deklaratat e bëra një dite me pare. Ata e komentuan si fyese ndaj elitës shqiptare këtë deklarate. I përgatitur nen kujdesin e Klosit dhe Lames, libri përfshin brenda tij 50 shkrime dhe mbi 40 autore. Përveç shkrimit te gazetarit Blendi Fevziu, i cili del pro prishjes dhe i vetmi qe sjell argumente mbi këtë çështje te gjitha shkrimet e tjera janë kundër këtij vendimi. Sipas këtyre autorëve, nëse shembet ky objekt emblematik do te thotë te prishesh kujtesën historike, e cila përcjell vlera për Shqipërinë dhe shqiptaret.