Edhe Scholes trajner i United

Paul Scholes pritet t’i bashkohet stafit të trajnerëve të rinj të Manchester United.
Menaxheri i United, David Moyes, tashmë ka emëruar Phil Neville dhe Ryan Giggs në stafin e skuadrës dhe pritet ta plotësojë atë edhe me një legjendë tjetër të klubit.
E përditshmja britanike "The Sun" shkruan se Scholes, 38-vjeçar, do të marrë rol të plotë të trajnerit pasi i dha fund karrierës së lojtar në muajin maj, pas rikthimit nga pensionimi që bëri në mes të sezonit të kaluar. /indeksonline/