Manchester City pas Pepes

Menaxheri i ri i Cityt Manuel Pellegrini, e ka vënë në krye të top transfereve për këtë verë mbrojtësin e Realit,30 vjeçarin Pepe.
Ai e dëshiron portugezin pasi që Kolo Toure shkoi te Liverpooli, dhe Joleon Lescott ka vetëm një vit kontratë, dhe City e sheh Pepen si një ndër mbrojtësit më të mirë në La Liga, pavarësisht reputacionit të tij si gjaknxehtë.
Por pengesë mbetet fakti se Madrilenët kërkojnë 20 milion funta për të,e që për Citizens janë shumë./indeksonline/