Mourinho e donte Kakan vetëm në Rusi e Kinë

Jose Mourinho ka qenë personi që vitin e kaluar e kishte penguar me ngulm largimin e Leite Kakas nga Reali. Sipas mediave spanjolle, Mourinho frikësohej se Kaka do të shkëlqente te ndonjë skuadër tjetër duke e lënë atë në bankën rezervë.
Mourinho thuhet se ishte i gatshëm që të diskutoj shitjen e Kakas vetëm pasi pranoj dy oferta, një nga Rusia, një nga Kina. Kjo pasi që niveli i ligave atje ishte më i dobët.
Milan, Manchester United e Chelsea thuhet se kanë qenë tri skuadrat e interesuara për Kakan, por që u "bojkotuan"./Indeksonline/