E Diel, 1 Nëntor 2026

Edhe Shqipëria njohu opozitën siriane

Qeveria shqiptare e ka njohur sot opozitën siriane si të vetmen përfaqësuese legjitime të Sirisë dhe të kombit sirian. Deklarata e njohjes është kumtuar nga kryeministri Berisha.

“Shqipëria i bën thirrje Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe Aleancës së Atlantikut të Veriut që të marrin të gjitha vendimet për të ndaluar masakrën e civilëve dhe barbarisë që Bashar al-Assad dhe regjimi i tij po kryejnë çdo ditë mbi popullin e pambrojtur sirian”, thuhet në komunatën e qeverisë që e transmeton BË.

Sipas kreut të qeverisë, “Shqipëria do të japë një ndihmë me shumën prej 100 mijë dollarësh refugjatëve sirianë në Turqi dhe është e gatshme të çojë ekipe mjekësore dhe ndihma të tjera në kampet e tyre"./Indekonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›