E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ja nga çka vdesin kosovarët!

Më shumë meshkuj se femra kanë vdekur në Kosovë gjatë vitit 2011, ndërsa vendin e parë në kodifikimin shkakut të vdekjes e kanë sëmundjet e sistemit të qarkullimit të gjakut dhe tumoret (sikurse në 2010).

Këto janë të dhënat e fundit që ka publikuar Agjencia e Statistikave të Kosovës në raportin “Shkaqet e Vdekjeve në Kosovë për vitin 2010-2011”, transmeton express.

Aty thuhet se për vitin 2011, në Kosovë janë raportuar gjithsej 7555 raste të vdekjeve. Prej tyre 4439 raste të meshkuj apo 58.78% dhe femra më 3116 apo 41,24%.

Sa i përket shkakut të vdekjes, thuhet se të dhënat tregojnë se vendin e parë, sipas rangimit e zënë: Sëmundjet e sistemit të qarkullimit të gjakut, me 59,27% (pjesëmarrja në gjithsej të vdekur me diagnozë) , Tumoret me 15,04%, pastaj Simptomat, shenjat dhe rezultatet jonormale klinike dhe laboratorike të paklasifikuara gjetiu me 8,18%./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›