E Shtunë, 31 Tetor 2026

Luftëtari fiton 4-3 me Pogradecin

Luftëtari arriti një fitore të ngushtë 4-3 kundër Pogradecit në fushën sportive të Tepelenës, "Sabaudin Shehu", në të vetmen ndeshje të ditës së premte të vlefshme për javën e 4-t të Kategorisë së Parë.
Skuadra gjirokastrite realizoi një gol të shpejtë në minutën e 2-të me anë të Saimir Lamnicën, më pas Klodian Brahimi dyfishoi shifrat nga pika e bardhë në minutën e 31-të. Miqtë nga Pogradeci shkurtuan diferencën me anë të Mukaj në minutën e 49-të.
Në minutën e 78-të Lamnica shënoi golin e tretë për Luftëtarin, por pas një minutë lojë në të 79' Cerepi i Pogradecit i coi shifrat në 3-2.
Luftëtari kaloi sërish avantazh 4-2 me Dimon (82'), por Mukja në të 85' shkurtoi sërish diferencën në 4-3.
Kjo ishte fitorja e tretë e Luftëtarit në këtë sezon, ndërsa për Pogradecin humbja e tretë.
Përsa i përket përballjeve historike, Luftëtari regjistroi fitoren e tretë kundër pogradecarëve në 9 takime midis tyre.
KATEGORIA E PARE
JAVA 4
26.09.2008
Luftëtari-Pogradeci 4-3
Bilanci: 9 ndeshje, 3 fitore, 2 barazime, 4 humbje. Golat: 10-10
* Në Tepelenë
27.09.2008
Ada-Naftëtari S.Disha (në Pukë)
Besëlidhja-Sopoti R.Sadiku
Kastrioti-Terbuni B.Breshani
Bilisht Sport-Dajti A.Rama
Laci-Turbina A.Beqiri
28.09.2008
Skrapari-Gramozi L.Alla
Burreli-Skënderbeu E.Hoxha

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›