Edhe Terpeza ikën nga PDK-ja

Edhe një nëndegë në Komunën e Malishevës i është larguar PDK-së. Kjo është nëndega e 9 më radhë që ikën nga PDK-ja dhe i bashkëngjitet Iniciativës Qytetare për Malishevën.
“Nëndega e PDK-së nga fshati Terpezë në mbledhjen e mbajtur me dt:27.08.2013,pasi shqyrtojë gjendjen e krijuar në Komunën e Malishevës me shumicën e anëtareve morën këtë vendim; Që ta shuajnë nëndegën e PDK-së në këtë fshat dhe të i bashkohen Iniciativës Qytetare për Malishevën”, thuhet në njoftimin e kësaj nëndege. /Indeksonline