E Diel, 1 Nëntor 2026

Tahiri: Kontrata ime lidh qeverisjen me qytetarin

Besnik Tahiri kryetar i Aleancës për Prishtinën i shoqëruar nga ekipi i tij, sot vizituan lagjen Hani i Dilit, kjo vizitë ka të bëjë me përgatitjen e programit lagje për lagje për qeverisjen me Kryeqytetin.


"Tahiri gjatë vizitës bashkëbisedoj me banorët e rrugës “Bajram Bahtiri”, ku u njoh me problemet e përditshme që ata ballafaqohen duke u nisur nga mungesa e infrastrukturës rrugore, mungesa e çerdhes, rrjeti i vjetruar i kanalizimit, mungesa e sigurisë e mbi të gjitha mungesa e përkrahjes së iniciativave të bizneseve të vogla (familjare).
Banorët e kësaj pjese shprehen të brengosur me amullinë në të cilën gjendet lagja ku ata banojnë, si dhe të shqetësuar me trendin stagnues që po e përcjell mungesa e zhvillimit ekonomik, ata po ashtu sqaruan se asnjëherë nuk janë ndjerë të trajtuar si të barabartë në raport me politikat dhe me prioritetet e investimeve komunale qofshin ato infrastrukturore, të ofrimit të shërbimeve më cilësore komunale, e mbi të gjitha me ato që ndërlidhen me ngritjen e mirëqenies së banorëve të kësaj pjese të Kryeqytetit", thuhet në njoftim.


Tahiri theksoj së do të ofrojë një kontratë që lidh qeverisjen me qytetarin, në atë që ka të bëjë me interesin e lokalitetit, siç mund të jetë investimet kapitale, siguria në lagje, planifikimi urban dhe zhvillimor, si edhe krijimi i kushteve për investime, e që kryesisht lidhet me traditën e lagjes./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›