E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe Tolaj largohet nga LDD

Sejdë Tolaj, sekretar i përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Dardanisë, ka dhënë sot dorëheqjen nga të gjitha funksionet e këtij subjekti politik.
Ai tha se për shkak se ndien përgjegjësi morale për humbjen në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 12 dhjetorit, e ka ndërmarrë këtë veprim, ndërkohë që i bën thirrje të gjithë anëtarëve të Kryesisë të LDD-së që të japin dorëheqje, për shkak të përgjegjësisë për humbjen në këto zgjedhje.
Tolaj tha se shkaku kryesor i humbjes së LDD-së në zgjedhje është dënimi i liderit të partisë, Nexhet Dacit, në prag të zgjedhjeve.
Dorëheqja e Tolajt është e dyta nga “udhëheqja” e këtij subjekti, pasi para tij, dorëheqje kishte dhënë edhe Naser Rugova, një nga nënkryetarët e LDD-së.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›