Marty ricikloi gënjeshtrat e Serbisë

Ish-komandanti i përgjithshëm i UÇK-së, Agim Çeku, aktualisht lider i Partisë Socialdemokrate, dekalroi sot se raporti i raportuesit të Këshillit të Evropës, Dick Marti, është skandaloz. Ai tha se raporti nuk mbështetet në asnjë fakt, por është riciklim i tezave dhe shpifjeve shumëvjeçare të Serbisë që është munduar t`i imponohet opinionit ndërkombëtar.
Për më tepër Çeku tha se UÇK-ja ka zhvilluar një luftë të drejtë dhe të pastër, në mbrojtje të popullit nga një agresor i paskrupullt.
Raportuesi i Këshillit të Evropës, Dick Marti, i njohur për qëndrimet e tij kundër shqiptarëve dhe pavarësisë së Kosovës, akuzoi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe ish shefin politik të saj, Hashim Thaçi, aktualisht kryeministër i Kosovës, për trafikim organesh, të cilat sipas Martyt ishin marrë prej të zënëve rob gjatë luftës në Kosovë.
Akuzat e Martyt janë hedhur poshtë nga kryeministri Thaçi, i cili ka paralajmëruar rrugë ligjore për të demantuar shpifjet që kanë për qëllim dëmtimin e imazhit të tij dhe të Republikës së Kosovës.