E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA mbeshtet Thacin. Kroul Akuzat nuk cenojne marredheniet

  SHBA thonë se do të vazhdojnë bashkëpunimin me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi, pavarësisht raportit të Dik Martit, ka thënë zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Filip Kroul, i cili ka vlerësuar se këto pohime nuk do t’i ndryshojnë raportet SHBA-Kosovë.

“Në këtë moment dhe duke marrë parasysh parimin se çdokush është i pafajshëm derisa të mos dëshmohet e kundërta, ai është Kryeministër aktual dhe do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me të”, citohet të ketë thënë Kroul nga mediat në Beograd.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›