E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe Tottenhami, pas Tevezit

Tottenhami ia ka vënë syrin Carlos Tevezit. Sipas mediave britanike, menaxheri i Spurs, Harry Redknapp, i ka bërë gati 23 milionë euro për ta bindur Manchester Cityn.

Kështu, pas Milanit dhe Paris Saint Germainit, Hotspur është klubi i tretë që troket në dyert e ‘Citizens’.

Tottenhami aktualisht gjendet në pozitën e tretë, me pikë të njëjta me Chelsean. Për këtë, Redknapp i ka bërë kërkesë drejtuesve të klubit për një sakrificë ekonomike, për ta bërë të vetin sulmuesin argjentinas, i cili do të largohet gjithsesi nga City gjatë dimrit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›