Italia, rekordere e jetëgjatësie

Rekordi i jetëgjatësisë është vendosur në Itali, ku sipas një studimi mbi shëndetin, vihet re se burrat jetojnë mesatarisht 78.8 vjet, ndërsa femrat 84.1 vjet.
A është e mundur që të jetosh më shumë se një shekull dhe ende te jesh i shëndetshëm e në gjendje të kthjellët mendore?
Mesa duket kjo gjë është provuar, por vihet re se trendi i plakjes është ulur për shkak të jetëgjatësisë.
Ky studim nuk i referohet vetëm vdekjes në përgjithësi, që pothuajse është përgjysmuar që nga viti 1980, por dhe të vdekshmërisë foshnjore. Ky raport është rezultat i një vëzhgimi të kryer gjatë vitit 2009-2010.
Italia tashmë kalon një moment historik, me 60 milionë banorë, ku ndërmjet tyre, 20.3 për qind e popullatës është më e moshuar se 65 vjeç, thuhet në raportin e paraqitur nga ministri i Shëndetësisë Renato Balduzzi.
Ndër të tjera, vihet re se edhe të rinjtë gëzojnë një shëndet të mirë.