Edhe feja islame eshte nderkohe pjese e Gjermanise - Presidenti Wulff ve integrimin ne qender te fjalimit

Christian Wulffi e mbajti fjalen. Ne 30 minuta fjalim u degjuan me shume gjera per integrimin dhe migrimin se sa per ribashkimin e Gjermanise atehere dhe sot. Kjo nuk eshte gje e vetekuptueshme per nje dite si 3 Tetori. Vendosja e pikerendeses ishte e rendesishme Ne Gjermani zien prej javesh nje lufte polemike verbale mbi te ashtuquajturit refuzues te integrimit. Pra per njerez qe jetojne ketu po qe nuk duan te mesojne gjermanisht qe nuk e pranojne kushtetuten dhe jane te interesuar vetem te perfitojne nga ndihmat sociale sipas kritikeve. Wulffi i permendi problemet por nuk u mor per nje kohe te gjate me ekstremet e politikes se integrimit qe nuk ka ecur si duhet made in Deutschland. Mesimi i gjermanishtes eshte i detyrueshem per te gjithe migrantet dhe ligjet gjermane vlejne per te gjithe. Kaq dhe e vetekuptueshme.
Edhe feja islame eshte pjese e Gjermanise
Shume me larg shkonte pohimi i tij baze per fene islame krishterimi dhe hebraizmi bejne pjese ne historine dhe ne te tashmen e Gjermanise tha Wulffi. Por nderkohe edhe feja islame. Kete nuk e ka formuluar kaq qarte deri tani askush nga klasa politike. Perballe kesaj numerimi i vetemashtrimeve te medha te cilat irenditi Wulffi tingelluan sikur ti kishim degjuar njehere. Por edhe ato u fiksuan te dielen 03.10. nga perfaqesuesi me i larte i shtetit dhe jo nga nje person kushdo ne thelb presidenti federal kritikoi fantazite multikulturore qe sjellin me shume iluzione se zgjidhin probleme. Nje shuplake para se gjithash per te majtet ne Gjermani. Dhe Gjermania eshte prej kohesh vend migrimi tha Wulffi. Nje realizim i cili nuk ka mberritur ende te te gjithe ne kampin konservator.
Propozime praktike per permiresime
Tani eshte interesante qe te shohim nese dhe sa shpejt do te diskutoje politika e dites per pasazhet e fjales se presidentit ne te cilat behen propozime praktike per permiresim. Oferta gjuhe per te gjithe familjen per shembull. Ose mesim i fese islame ne shkolla gjermane. Po por edhe gjermanisht ose nga mesues gjermane kerkoi Wulffi.
Wulffi arriti me aftesi qe ta lidhe temen e dites temen ribashkimit te Gjermanise me temen e mandatit te tij. Ai e mori moton e gjermanolindoreve te vitit 1989 Ne jemi nje popull dhe e zgjeroi sloganin. Kjo shprehje sot duhet te kuptohet qe ajo mban parasysh te gjithe qe jetojne ne Gjermani.
Ligji themeltar i le pak hapesire presidentit per pushtet politik. Por ai ka pushtetin e fjales megjithate jo aq dendur. Posti i tij jeton nga bashkendikimi qe i ben klimes mendore te Republikes. Edhe me i rendesishem ishte fakti se kishim te benim me fjalimin e pare te madh te Christian Wulffit. Duke pasur parasysh debatin e ashper per integrimin ai e shfrytezoi shansin qe te pakten te bashkepercaktoje drejtimin e pergjithshem te politikes.
Autor Volker Wagener
Redaktoi Elert Ajazaj