Gjermania feston dy dekada ribashkim

Presidenti federal Christian Wulff vleresoi fillimisht guximin e gjermanolindoreve per kapercimin e ndarjes me mur 20 vjet me pare
Une perkulem perballe te gjithe atyre qe luftuan per kete liri - tha ai te dielen 03.10.2010 ne ceremonine qendrore festive ne Bremen. Gatishmeria e gjermanolindoreve per ndryshim deri tani nuk eshte vleresuar si duhet theksoi presidenti federal ne fjalimin e tij te pare te madh pas ardhjes ne post para me pak se 100 ditesh.
Para perfaqesuesve drejtues te politikes federale dhe te landeve si dhe miqve nga bota e jashtme Wulffi paralajmeroi per rrezikun e shkeputjes se boteve ku jetojne te vjetrit dhe te rinjte ata me fitime maksimale dhe njerezit qe jetojne ne minimumin e jeteses populli dhe perfaqesuesit e popullit si dhe njerezit e kulturave dhe besimeve te ndryshme. Pa i permendur konkretisht tezat e diskutueshme te ish-anetarit te kryesise se Bankes Qendrore gjermane Thilo Sarrazin per mungesen e integrimit te myslimaneve Wulffi e quajti te nevojshem debatin per kete teme. Por ky debat nuk duhet te coje ne cenim e lendim te bashkeqytetareve me origjine te huaj tha ai.
Presidenti i Gjermanise tha se e ardhmja u perket kombeve qe jane te hapura per larmine kulturore per perballjen me te huaj dhe te huajen.Aitheksoi se jo vetem kristianizmi dhe hebraizmi por edhe feja islame eshte pjese e Gjermanise.Wulffi kerkoi me tej qe ne garen per mendje te ndritura Gjermania duhet te terheqe me te miret.
Ne jemi distancuar prej kohesh nga tri vetemashtrime te medha. Ne konstatuam qe punetoret mysafire nuk erdhen perkohesisht por qendruan ketu. Ne konstatuam se migracioni ndodhi edhe nese ne nuk e quajtem veten vend migrimi dhe nuk e drejtuam migracionin sipas interesave tona. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Presidenti Federal Christian Wulff flet ne Bremen per 20 vjetorin e ribashkimit gjerman Dhe ne konstatuam se iluzionet multikulturore i nenvleftesuan rregullisht sfidat dhe problemet. Ngecja ne ndihmen e shtetit shkalle kriminaliteti sjellje prej macoje refuzim per arsimim dhe per te punuar.
Te respektohet dhe te mbrohet kushtetuta
Ne fjale te qarta ai kerkoi qe thirrja e ribashkimit Ne jemi nje popull te jete nje ftese per te gjithe. Te gjithe njerezit qe jetojne ne Gjermani duhet ta respektojne dhe mbrojne kushtetuten dhe vlerat qe permban ajo. Presidenti federal theksoi Ai qe nuk e ben kete ai qe percmon vendin tone dhe vlerat e tij duhet te llogarise me kundershtim te vendosur - kjo vlen si per fundamentalistet ashtu edhe per ekstremistet e djathte ose te majte.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Kancelarja Merkel dhe Presidenti Wulff bejne shenim ne Librin e Arte te Bashkise Bremen
Wulffi permendi edhe mangesi ne shume fusha ka nevoje te behet me shume si ne kurset e integrimit dhe te gjuhes per familje te tera ofertat per mesim ne gjuhet ametare ose ne mesimdhenien e fese islame nga mesues te shkolluar ne Gjermani. Asnje femije nuk duhet te shkoje ne shkolle pa njohuri te gjuhes gjermane dhe ta perfundoje shkollen pa deftese tha presidenti gjerman.
Thirrje per tolerance dhe solidaritet
Njekohesisht ai kerkoi tolerance aftesi per kompromis dhe solidaritet ne te gjithe shoqerine Ai qe ben pjese ne elite ne vendimmarresit dhe mbajtesit e pergjegjesise dhe i cili e mbyll veten ne nje bote paralele te shkeputur - edhe ai shkeputet nga kjo shoqeri.
Sherbese ikumenike ne hapjeBildunterschrift Festime prane modelit te Portes se Brandenburgut ne Bremen 02.10.10
Me nje sherbese fetare ne Katedralen e Shen Pjetrit ne Bremen nisen ceremonite qendrore paradite. Krahas Wulffit dhe kancelares federale Angela Merkel ne ceremoni moren pjese edhe shume ministra federale kryeministra ambasadore dhe delegacione qytetaresh. Ne predikimin e tij ipeshkvi Franz-Josef Bode terhoqi vemendjen per arritjet e vlerave paqesore. Ai u kerkoi te pranishmeve qe te jene mirenjohes per unitetin e arritur.
Presidenti i SHBA Obama uron
Presidenti i SHBA Barak Obama i uroi gjermanet me rastin e aktit ceremonial solemn. Ne e nderojme guximin dhe bindjen e gjermaneve te cilet rrezuan Murin e Berlinit dhe u dhane fund dekadave te nje ndarjeje te dhimbshme dhe artificiale thuhet ne nje deklarate te Shtepise se Bardhe. Rezultati i ribashkimit gjerman eshte nje liri qe nuk ka ekzistuar kurre ne kontinentin evropian dhe ne bote u tha. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Presidenti Obama dergoi urimNe mbetemi krenare per partneritetin tone me aleatet tane gjermane shkruhej ne urim.
Roli kyc i Moskes
Shefi i Kremlinit Dmitri Medvedjev theksoi ne pershendetjen e tij se Rusia mundesoi me rolin kyc te saj jo vetem ribashkimin e Gjermanise por edhe te Evropes. Qe atehere u hodh baza per nje dialog te besueshem midis Rusise dhe Gjermanise thuhet ne letren e urimit te Kremlinit.
Pershendetje nga universi
Madje edhe nje pershendetje nga universi u percolli te ftuarve ne Bremen komandanti i stacionit te hapesires ISS astronauti i SHBA Doug Wheelock. Tri astronaute folen ne mesazhet e tyre te shkurtra per nje bashkepunim te ndershem nderkombetar. Ne fund ne anijen kozmike ata hodhen ne ajer disa kartolina urimi per diten e ribashkimit te Gjermanise.
Autor Eleonore Uhlich/ Auron Dodi
Redaktoi Pandeli Pani