E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe kështu kërkohet shkarkimi i Wenger

Grupe tifozësh të Arsenalit vazhdojnë të kërkojnë shkarkimin e tranerit të skuadrës, Arsene Wenger. Mbishkrime të ndryshme, thirrje dhe këngë u dëgjuan edhe në ndeshjen ndaj Aston Villës kundër trajnerit francez.

Një mënyrë tjetër e shkarkimit të Wenger u pa edhe në statujën e sulmuesit të famshëm Thierry Henry, pranë stadiumit Emirates.

"Mjaft është mjaft. Jashtë Wenger" ishte një letër e kapur në kokën e statujës së Henryt./Indeksonline/
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›