E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gatusso emërohet trajner i skuadrës!

Ish ylli i Milanit, Gennaro Gatusso është emëruar trajner i ri i skuadrës zvicërane Sion. Mesfushori i famshëm italian do të zëvëndësoj spanjollin Victor Munoz te Sion.

Humbja me rezultat 4 me 0 nga Thun ka bërë që presidenti i skuadrës Christian Constantin të shkarkoj trajnerin spanjoll, për të emëruar Gatusson në këtë post.

Por dhënia e këtij posti nuk do të thotë që Gatusso do të ndalë futbollin profesionist, Veterani italian do të jetë në të njëjtën kohë edhe trajner i Sion, për tu bërë lojtarë-trajnerë i Sion./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›