E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe kur ikën, Rama nuk ikën pa përmbytje...

Ka punuar për Tiranën. Madje aq shumë ka punur sa më mirë se kjo foto nuk e tregon asgjë. Një shi që nuk ka zgjatur më shumë se sa 15 minuta e ka kthyer kryeqytetin shqiptar në një pellg me ujë. Por kjo nuk është thjeshtë për të na vrarë sytë. Kjo duhet të na bëjë të mendojmë akoma më thellë. Ai nuk ka lënë fshat e qytet për një muaj rrjesht pa shkuar e pa thënë se do ta bëjë Shqipërinë si Tiarana. Por ajo që Tirana që thotë ai, ndryshon nga Tirana që na shohin sytë ne. Tirana e asj gjësë së gjatë të Bashkisë nuk është vendi ku jetojmë ne, është Parisi që ai admirontet teksa e zinte gjumi në brigjet e Renit.


Por ja që për fatin tonë të keq Tirana nuk është si Parisi, e Lana nuk është si Reni. Kjo sepse rama nuk është si Bertrand Delanoë (numri një i Parisit), sepse Rama ëhstë hajdut ordiner. Sepse rama nuk pyet për Tiranën por për xhepat e tij. Rama e do të mbytyr Tiranën. E do të mbytur me ujë, me leje ndërtimi, me dallavere, me para nën dorë, vila ryshfete, me kate të para e të dyta. Rama lut zotin të mbytet Tirana, madje kur zoti nuk e dëgjoi hapi digat e liqenit. Se ai është lajmësi i fatkeqësisë. Ai vjen para fatkeqësisë. Por edhe kur ikën boll dëme bën. Duket gjë e thjeshtë. Por nuk është ashtu. Përmbytet kryeqyteti... ku ndodh kjo. Në Tiranë. Rama i këndon fatkeqësisë “Kjo është Tirana jonë”, Tiranë arregjinjsh. Tiranë pa kanalizime, pa puseta, pa asgjë. Ah po e ka një gjë Tirana jonë, ka Edi Ramën që është duke e zhyt në llucë çdo ditë.


E mbani mend se çfarë ndodhi pak netë më parë. Shpiku një rënie betoni në njërin prej tuneleve në Kalumash. E dini pse e bëri këtë? Sepse Tirana ishte përmbytur si sot. Por me qëllim që media të mos merrej me këtë që po ndodhte në Tiaranë, lëshoi silurat e në kalimash, silura të rreme. Teleramët shkuan atje dhe askush nuk u mor me atë që po ndodhte në Tiranë.


Sot Rama nuk kishte nga ia mbante. Ai tashmë është i mbytur në të gjithë anët deri më fyt, e sot deri më fyt i erdhën edhe fekalet e Tiranës. Por ai është i fortë, e duroi erën e qelbur dhe nuk pranoi të dilte para qytetarëve kryelartë ashtu sikurse para katër ditësh kur kërkonte votën dhe hidhej si pinguin nën tingujt e këngës “Sa debila jemi ne” apo “Çoho, çohu”. E kishte edhe një vartës që ta nxirrte se vetë nuk kishte fytyrë të dilte. një tjetër servil të tij, Arben Seferin, Drejtorin e Ujësjellës – Kanalizimeve. Ai bëri një konstatim të paparë. “Problemi në Tiranë janë kolektorët”. Si nuk e dinim ne që problemi në Tiranë janë kolektorët. Problemi në Tiranë nuk janë vetëm kolektorët, por një problem më vete është edhe Rama. Sa e zezë është kur shikon makinën tëndë 60 mijë euroshe tek nxjerr flluska nga dritaret...


...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›