Edhe në Paris bëhet "marshimi i prostitutave"

Paris, 6 tetor NOA - Edhe në Paris është organizuar "slutwalk" (marshimi i prostitutave), që ka nisur në muajin prill në Toronto, për të protestuar kundrejt një polici, i cili ka këshilluar fermat të vishen në mënyrë të duhur për të shmangur përdhunimet.
Pas Kanadasë, protesta e femrave u shpërnda dhe në SHBA, Australi, Gjermani, Britaninë e Madhe, Korenë e Jugut dhe Indinë.
Të veshura të gjitha me minifunde, çorape të shkurtër dhe bluza të hapura, me qindra femra kanë marrë pjesë në Paris në "marshimin e prostitutave".
"Jo dot thotë jo. Një përdhunim nuk ndodh ndonjëherë si pasojë provokimi, asnjëherë nuk është faji i viktimës", - lexohej në parullat e shumta të shkruara nga protestueset, që marshuan nga Tour de Montparnasse deri tek Place du Pantheon.
r.b/NOA