E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe një kosovar në Premierligën Angleze

Talenti kosovar, Rinor Nushi është lojtar i ri i skuadrës angleze West Ham United.

Lajmi është zyrtarizuar nga Sky Sport. 16 vjeçari Nushi ishte lojtar i skuadrës suedeze AFC ndërsa për të ishin të interesuara edhe Arsenal e Juventus.

Nushi ka zgjedhur skuadrën londineze West Ham e cila i bëri ofertën më të favorshme.

West Ham është njëra nga skuadrat me akademinë më të njohur në Angli ndërsa Nushi fillimisht pritet të jetë pjesë e asaj akademie.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›